Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasit:

D. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

L. X., 19 vjeç, banues në fshatin Llakatund, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik si ata të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.