Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, ndaloi shtetasin R. B., 38 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 3 muaj e 27 ditë burg për veprën penale “Vjedhja”.
Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 17.10.2024, në Borsh, arrestoi shtetasin A. Sh., 71 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë janë lënduar 4 pasagjerët që udhëtonin me të në automjet.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.