Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin L. D., 44 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij tregtar në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u gjetën mallra të ndryshëm (produkte ushqimore dhe detergjentë) të dyshuara të kontrabanduara.
Komisariati i Policisë Vlorë:
•referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit I. P., 48 vjeç, A. Q., 53 vjeç, dhe K. Q., 40 vjeç (vëllezër), pasi më datë 10.01.2025, te nënkalimi i autostradës, në fshatin Novoselë, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin A. Ç., 49 vjeç, banues në Dibër;
•referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin M. H., 45 vjeç, banues në Vlorë, sepse më datë 10.01.2025, në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se ka vjedhur brenda një automjeti një çantë me një shumë parash dhe disa sende personale;
•referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen L. A., 45 vjeçe, banuese në Berat, pas kallëzimit të shtetasit H. G., me pretendimin se shtetasja L. A., e cila kujdesej për të atin e tij, nuk i ka dhënë ndihmën e duhur, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Stacioni i Policisë Livadhja referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin O. X., 36 vjeç, banues në Finiq, i cili dyshohet se ka prishur qetësinë publike duke hedhur lëndë piroteknike.
Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestoi shtetasin K. K., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.