Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë ndaloi shtetasin Sh. Zh., 60 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin G. H., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe shpalli në kërkim shtetasin E. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 08.01.2025, në rrugën “Skënderbeu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik.
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.