Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Stacioni i Policisë Selenicë
Referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin D. K., 53 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, sepse dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasen K. G. A.

Komisariati i Policisë Sarandë
Referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin polak A. S., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.1, sepse më datë 13.12.2024, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Komisariati i Policisë Vlorë
Referoi materiale në Prokurori pasi shtetasi F. G., 52 vjeç, banues në lagjen “1 Maji,” Vlorë, ka bërë kallëzim se më datë 12.12.2024, gjatë një konflikti me një shtetas ende të paidentifikuar është dëmtuar fizikisht. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.