Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasit:
K. P., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.
R. D., 28 vjeç, banues në Panaja, Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin M. I., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja R. Z., 37 vjeçe, se 63-vjeçari e ka kanosur me fjalë.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në lagjen “Liri”, Fier, pasi, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes. Po punohet për kapjen e tij.
Stacioni i Policisë Selenicë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për një shtetas të mitur, 13 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur me një mjet prerës një bashkëmoshatar të tij.
Stacioni i Policisë Livadhja referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka goditur me mjete të forta në kokë, për motive të dobëta, shtetasin H. H., 48 vjeç, banues në Monështir, Skrapar.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.