Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
- Sektori i Narkotikëve referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.
- Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, se 64-vjeçari, ditën e djeshme, i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç.
- Komisariati i Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. M., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pjesë këmbimi automjetesh, në magazinën e shtetasit A. T., në fshatin Shelegar.
- Po ky komisariat referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit Sh. M., 47 vjeç dhe J. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që këta shtetas posedonin dhe në banesën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis dhe një shufër metalike.
- Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit I. M., 61 vjeç dhe A. B., 41 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në Vlorë dhe Himarë, duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.