Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasit V. S., 28 vjeç dhe Sh. G., 43 vjeç, banues në fshatin Çukë, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa sende në banesën e një shtetaseje 57 vjeçe, në fshatin Çukë. Sendet e vjedhura u gjetën gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve dhe u sekuestruan si provë materiale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Selenicë, se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

F. B., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 2 radio si ato të Policisë;

A. S., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, se më datë 10.12.2024, në fshatin Babicë e Vogël, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. S. e ka goditur në trup, me send të fortë (shkop).

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.