Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Vlorë, falë veprimeve të shpejta hetimore, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit A. T., 39 vjeç, dhe K. B., 41 vjeç, të dy banues në Vlorë. Këta shtetas dyshohen se më datë 06.12.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja, njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane, një shumë prej 500 euro, një aparat celular Samsung dhe një dokument udhëtimi. Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin M. T., 23 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë, pasi më datë 06.12.2024, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin tip “Honda” pa leje drejtimi. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj 23-vjeçarit, shërbimet i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.