Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në një vendgrumbullim për mbetjet. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e vogël toke.

Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 32 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka djegur motomjetin xhaxhait të tij.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi cannabisi dhe një mjet prerës (thikë).

Sektori i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.