Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin F. O., 34 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.

Komisariati i Policisë Delvinë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin Sh. R., 32 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës thikë, shtetasin E. Ç.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.