Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin Sh. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike, kokainë.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin R. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 05.11.2024, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është aksidentuar me automjetin fugon tip “Benz” me drejtues shtetasin M. P., 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Volkswagen” dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi F. M., të dy jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Delvinë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin J. C., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e një shtetaseje disa sende.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.