Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen Z. V., 75 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me thikë, mbesën e saj.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin S. P., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi të paligjshme në një objekt që ka në pronësi, në lagjen “1 Maji”.
Po nga Komisariati i Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., se 38-vjeçari e ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “Kushtrimi”, janë konfliktuar për motive të dobëta, shtetasi O. Gj., 18 vjeç, dhe një shtetas 17 vjeç.
Stacioni i Policisë Konispol referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. N., 19 vjeç, pasi ka dëmtuar xhamin e një shkolle 9-vjeçare në fshatin Vrinë, për motive të dobëta.
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin Gj. K., 45 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Sektori i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestoi shtetasin A. A., 52 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluam Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
–
Vlorë/Sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku”, ka humbur jetën në rrugë, shtetasi O. K., rreth 75 vjeç, banues në Vlorë. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.