Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 47 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi është paraqitur në spital, për të ndihmë mjekësore, shtetasja F. M., 73 vjeçe, banues në fshatin Lukovë, e cila dyshohet se është dëmtuar gjatë vjeljes së ullinjve. 73-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 34 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. I., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. P., 65 vjeç, banues në Lushnjë. Si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerët që udhëtonin me shtetasin Sh. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin Sh. K., 60 vjeç, banues në Sarandë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. F., 67 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. P., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 19.10.2024, në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja E. A., 38 vjeçe, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, se nëna e saj, shtetasja S. Ç., 68 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa, më datë 07.10.2024, dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
–
Rreth orës 09:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, ka humbur jetën në banesën e tij, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi K. M., 69 vjeç, i cili jetonte me motrën e tij, shtetasen K. M., 63 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.