Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen E. M., 45 vjeçe, banuese në Sarandë, e punësuar si sanitare në një kopsht në Sarandë, pasi më datë 16.10.2024, në ambientet e këtij kopshti, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj drejtoreshës së kopshtit, shtetases V. M., për shkak të detyrës.
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. Rr., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, jashtë banesës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Po ashtu, ky komisariat referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen D. M., 51 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. Gj., 23 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake, se kjo shtetase e ka dhunuar fizikisht, gjatë kohës që ai ka qenë duke ushtruar detyrën.
Gjithashtu, Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, për rastet e mëposhtme:
-më datë 16.10.2024, është transportuar në spital, për mjekim, shtetasi D. A., 46 vjeç, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është dërguar për trajtim të specializuar, në Tiranë;
-më datë 16.10.2024, ka marrë mjekim në spital, shtetasi A. B., 33 vjeç, pasi dyshohet se është vetëdëmtuar me xhamin e automjetit të tij, në lagjen “29 Nëntori”.
Sektori i Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve të kryera për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Ismail Qemali”, arrestoi shtetasin K. B., 31 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. B., 61 vjeçe, e cila u transportua për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.