Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 11.10.2024, ka vjedhur në apartamentin e një shtetaseje, në lagjen nr. 3, një çantë me sende personale dhe një shumë parash.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. Ll., 28 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me shkop druri shtetasin P. Z. dhe bashkëshorten e këtij shtetasi.
Po ky komisariat referoi materiale në prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin e mitur E. V., 17 vjeç, pasi më datë 11.10.2024, në vendin e quajtur “Tre Racat”, Vlorë, ka kanosur për motive të dobëta me mjet prerës shtetasin E. Xh.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin J. A., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.