Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. P., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti tip “Benz” që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Land Rover” me drejtues shtetasin M. Xh. dhe me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. H., dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me 43-vjeçarin, shtetasi K. P., 20 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja P. Dh., se që prej datës 02.10.2024, ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin Dh. Dh., 31 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.
Gjithashtu, në këtë komisariat ka bërë kallëzim shtetasja R. B., se që prej datës 23.09.2024, ka humbur kontaktet me babanë e saj, shtetasin E. B., 62 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
–
Vlorë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, afër rrethrrotullimit të Omones, shtetasi S. K., 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Sh. T., 60 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.