Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin Xh. V., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin A. R., 21 vjeç, banues në Ksamil, pasi në lagjen nr. 3, gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën një dorezë metalike dhe një shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Idriz Alidhima”, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. Sh., 65 vjeç, banues në Zvërnec, Vlorë, pasi më datë 29.09.2024, në Zvërnec, Vlorë, ka vrarë një qen endacak, me një armë gjahu që e mbante pa leje. Arma është sekuestruar si provë materiale.
Stacioni i Policisë Dhërmi referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin B. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum, pasi më datë 29.09.2024, gjatë natës, në fshatin Palasë, dyshohet se ka vjedhur 200 euro në banesën e një shtetasi të moshuar, në Palasë.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.