Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin I. M., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një motomjet tip “Honda”, i cili dyshohet se është i vjedhur.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materiale dhe po punon për kapjen e shtetasit O. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 26.09.2024, ka vjedhur një shumë parash në farmacinë e një shtetaseje, në lagjen nr. 1, Sarandë.

Po ky komisariat referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për dy shtetas të mitur, 14-vjeçarë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, më datë 25.09.2024, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Sarandë u referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 30.10.2020, dyshohet se një shtetas, A. M., 67 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë ka humbur jetën.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. D., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 27.09.2024, ora 16:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në afërsi të IEVP Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Z., 35 vjeç, ku si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë mjet, shtetasit K. Z., 69 vjeçe, dhe B. Z., 68 vjeçe, të cilët, pas marrjes së mjekimit në spital, janë larguar në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.