Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Vlorë ndaloi shtetasin B. B., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila vuan nga shëndeti mendor.

Po ky komisariat ndaloi shtetasin D. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e DRKM Vlorë në dalje të RSh-së, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për një shtetas të mitur, 16-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar një monopatinë elektrike, ka përplasur shtetasen D. M. dhe vajzën e saj të mitur, 1 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sot, rreth orës 11:10, në plazhin e Dhërmiut, shtetasi P. D., 80 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë momentit që ka hyrë në det për të notuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 80-vjeçarit.