Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Himarë arrestoi në flagrancë shtetasin P. Sh., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 07.09.2024, në Potam, dyshohet se i ka vjedhur çantën dhe celularin një shtetaseje angleze.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin B. Ç., 38 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta traun e portës hyrëse te kalaja e Lëkurësit, Sarandë.
Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. V., 32 vjeç, banues në Ksamil, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi në flagrancë shtetasin S. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Dhërmi – Himarë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po ky sektor arrestoi në flagrancë shtetasin S. L., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.