Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe vijon punën për kapjen e shtetasit D. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 05.09.2024, në lagjen “Potam”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G. Ll., 21 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen S. E., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin D. L., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.