Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasin B. K., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën sasi të lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Himarë arrestoi shtetasin F. B., 53 vjeç, banues në fshatin Tërbaç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti, në banesë, ka goditur me shkop, djalin e tij 24-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 31.08.2024, në Gjipe, Dhërmi, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëvarur në pemë, shtetasi E. D., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. Ll., se dyshon që shtetasi S. L. ka falsifikuar AMTP-në për një sipërfaqe toke në fshatin Borsh, bashkia Himarë.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. S., 34 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasen S. O., për motive të dobëta.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Z., 25 vjeç, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dyshohet se më datë 02.09.2024, rreth orës 00:45, në rrugën “Anita Bitri”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar lehtë një 17-vjeçar që po drejtonte një biçikletë elektrike, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.