Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin F. S., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme është konstatuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja,” duke lëvizur në automjet me një armë zjarri pistoletë, për të cilën posedonte autorizim vetëm për mbajtje në banesë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin për shtetasin M. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.

Seksioni i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin M. M., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.