Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin A. H., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen M. P., banuese në Greqi, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj.
Seksioni i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin E. M., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin F. H., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin francez D. S., 39 vjeç, banues në Francë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.