Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë
Referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit L. S., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë të një shtetaseje në Vlorë.
Sektori i Policisë Rrugore
Arrestoi shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Referoi materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, në afërsi të fshatit Picarë, një mjet me drejtues të paidentifikuar është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, punohet për identifikimin dhe kapjen e tij. Shtetasi R. H. aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.