Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasit:
•V. Xh., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua në rrugën “Sazani”, duke drejtuar një motomjet pa targa dhe pa leje drejtimi.
•V. P., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua në rrugën “Sazani”, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. S., banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka dhunuar vajzën e saj, 28 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.