Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, ndaluan shtetasin në kërkim L. K., 32 vjeç, banues në Kotë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2025, ka vjedhur me thyerje në lokalin e një shtetasi në Kotë, një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. A., 27 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë inxhinier zbatimi në një firmë ndërtimi, pasi gjatë punës në fshatin Vuno, më datë 30.05.2025, është dëmtuar në dorë shtetasi M. Ç., 58 vjeç, i punësuar në këtë firmë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.