Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Volkswagen”, i dyshuar si i vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. S., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aktivitetin që administron për tregti të veshjeve me pakicë, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim dhe me specialistët e DVKT Rajoni Jugor, u konstatua një sasi e konsiderueshme malli pa faturë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin B. M., banues në Orikum, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin H. B., banues në Tiranë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje, në vendin e quajtur “Palermo”, Himarë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. O., 54 vjeç, banues në fshatin Vergo, Delvinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin R. O., 52 vjeç, banues në Durrës.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për:
•shtetasit E. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, dhe A. Z., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Çamëria”, Vlorë, shtetasi E. M. duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin me drejtues A. Z., i cili rezultoi pa leje drejtimi përkatëse. Si pasojë janë dëmtuar fizikisht A. Z. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, të cilët pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.
•një shtetase të mitur, 17 vjeçe, banuese në fshatin Torovicë, pasi në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një ciklomotori elektrik pa targa, të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse. Si pasojë është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime fizike, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasit:
•M. G., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në rrugën “Butrinti”, Sarandë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Opel”, është përfshirë në një aksident rrugor me një tjetër automjet, duke shkaktuar dëme materiale.
•B. T., 38 vjeç, banues në Ksamil, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.