Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. Gj., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum bënë ndalimin e shtetasit në kërkim P. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Radhimë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 16 vjeç, se ky shtetas e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:
•shpallën në kërkim shtetasen E. B., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se automjeti në pronësi të saj, më datë 19.05.2025, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase e mitur 15 vjeçe, që udhëtonte me biçikletë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
•nisën procedimin në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
•nisën procedimin në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.