Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 39 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje prej tij.
Po këta specialistë ndaluan shtetasin Xh. K., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së mitur 14-vjeçare, të bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në cilësinë e Drejtuesit Teknik pranë një firme, dyshohet se nuk ka marrë masat e duhura të mbrojtjes në punë dhe si pasojë, më datë 21.05.2025, në Orikum, është dëmtuar gjatë punës punonjësi i kësaj firme, shtetasi E. K., 28 vjeç, banues në Librazhd.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Radhimë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 16 vjeç, se ky shtetas e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin H. R., 32 vjeç, banues në Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja R. K., 58 vjeçe, banuese në Fier, se i ka marrë një shumë lekësh me pretendimin se do i kryente disa punime në banesë, duke e mashtruar atë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.