Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin V. G., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi Xh. L., 71 vjeç, banues në fshatin Kuç, se e ka mashtruar duke u paraqitur si avokat dhe i ka premtuar se do ta pajiste me certifikatë pronësie, në këmbim të një shume parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin B. A., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë verbale dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit A. Gj., 78 vjeç, dhe R. K., 59 vjeç, banues të dy në Himarë, pasi më datë 20.05.2025, kanë bërë kallëzim se, për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë marrë dëmtime në trup.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.