Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen M. B., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasja M. K., me pretendimin se kjo shtetase qëndron pa leje në pronën e saj në zonën “Livadh”, si edhe ka montuar disa kamera sigurie në këtë pronë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin Sh. C., 38 vjeç, banues në Londër, Angli, pasi është konstatuar nga shërbimet në rrugën “Kosova”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.