Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Novoselë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi K. R., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka furnizuar automjetin e tij me karburant, në një pikë furnizimi, dhe është larguar pa paguar faturën.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin V. N., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar në rrugën “Murat Tërbaçi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.