Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan shtetasin A. D., 41 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 06.05.2025, në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin D. L., 68 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit D. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik me mekanizëm hapjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasve A. H., H. L., B. P., dhe V. R., pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente, në territorin e Himarës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit A. M., 28 vjeç, banues në Delvinë, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasi S. R., 45 vjeç, se është goditur prej tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori edhe për shtetasin A. H., 44 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente, në Delvinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. V., 32 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 250 eurosh, në lagjen nr. 4, Sarandë.
Po nga këta specialistë u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë, pasi u konstatua se kishte dëmtuar dy ndriçues në Kishën e fshatit Metoq.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.