Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua se në vendin e quajtur Drimadhes, fshati Kondraq, Dhërmi, po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, dy godina 1-katëshe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në fshatin Kocul, për motive të dobëta, shtetasit R. R., 18 vjeç, M. Xh., 37 vjeç, N. Xh., 71 vjeç, A. R., 21 vjeç dhe Ç. Xh., 31 vjeç, kanë dhunuar me grushte shtetasin T. M., 52 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime fizike.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë arrestuan shtetasit:
•A. C., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•J. Z., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.