Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. F., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi për motive të dobëta ka goditur me gur xhamin anësor të një automjeti tip “Toyota”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. M., 54 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me fjalë vëllain e tij.

Po nga këta specialistë, u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç, dhe L. Z., 49 vjeç, pasi për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimi penal për shtetasin R. L., 42 vjeç, pasi më datë 24.04.2025, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme procedurale.