Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin K. K., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur naftë në automjetet e një subjekti privat, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
– R. D., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi në stacionin e plazhit në përdorim të tij, në vendin e quajtur Berdenesh, dyshohet se ka ndërtuar një mol me konstruksion metalik, pa lejen e organeve kompetente.
– L. Z., 65 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një portofol në dyqanin e shtetasit K. Gj., në lagjen nr. 1, Sarandë.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme procedurale.