Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin N. Sh., 36 vjeç, banues në Fier, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi V. Y., 50 vjeç, banues në Vlorë, se gjatë një periudhe 4-vjeçare që ka qenë i punësuar në subjektin e shtetasit N. Sh., ky i fundit nuk e ka regjistruar në organet kompetente si punonjës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 22.04.2025, ka kallëzuar shtetasi J. K., 70 vjeç, se në lagjen “29 Nëntori”, është goditur me grushte në kokë nga një person i panjohur, për motive të dobëta. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin I. D., 45 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Sarandë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. K., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 23.04.2025, në rrugën “Adem Sheme”, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasen L. Q., si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit të saj.
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori për:
•Shtetasin E. H., 75 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale;
•Shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Idriz Alidhima”, duke dalë nga parkimi me automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motomjetin tip “Dayang” me drejtues shtetasin M. H., 18 vjeç, banues në Delvinë (pa leje drejtimi përkatëse), i cili ka marrë lëndime dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme procedurale.