Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Xh. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin S. I., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për shkaqe aksidentale ka marrë flakë dhe është djegur një automjet i parkuar, në lagjen “9 Tetori”, Delvinë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.