Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. O., 18 vjeç, dhe për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Sarandë, kanë prishur qetësinë publike duke hedhur kapsolla piroteknike të zhurmshme.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetaset M. U., 23 vjeçe, dhe M. H., 21 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori, pasi dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, në banesën e saj në fshatin Kaninë, shtetasja G. A., 43 vjeçe, e cila vuante gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.