Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim K. M., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin A. K., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. Xh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke kryer manovrën indietro, në lagjen “Lef Sallata”, ka aksidentuar shtetasen P. M., 29 vjeçe, dhe vajzën e saj të mitur 5-vjeçare, të cilat pas ndihmës mjekësore në spital, janë larguar për në banesë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin L. T., 67 vjeç, banues në Delvinë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nisur nga disa pamje të publikuara në rrjetet sociale për rastin e dhunimit të një kafshe, u referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, në ngarkim të shtetasit L. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me thupër një kafshë të egër (çakall).
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.