Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin S. H., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, e cila është e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një punonjës policie, në lagjen “Pavarësia 3”, gjatë kryerjes së detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin M. B., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 15.04.2025, në Delvinë, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, si dhe një shumë parash prej 200 euro të dyshuara si të falsifikuara, së bashku me 2 peshore elektronike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori, pasi në Spitalin Rajonal Sarandë është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetase e mitur 16 vjeçe, pasi dyshohet se ka pirë disa kokrra medikamentesh në banesë. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spital, kjo shtetase është larguar në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.