Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin G. R., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin T. S., 44 vjeç, banues në Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim, bashkëjetuesja e tij, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 44-vjeçari e ka goditur me pëllëmbë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. Ç., pasi u konstatua në lagjen nr. 1, Sarandë, duke ndërtuar një strukturë metalike pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.