Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier teknik i një firme ndërtimi që po kryente punime në zonën e Palasës. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas, më datë 05.04.2025, ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar ndotje të gjirit të Dhralesë dhe prishje të ekuilibrit ekologjik në këtë zonë bregdetare.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet në rrugën “Dhimitër Konomi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.