Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Vlorë dhe Sarandë arrestuan shtetasit:
•V. D., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 23.03.2025, në rrugën “At Kriso Negovani”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. G., 57 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, Tiranë.
•S. S., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Arianiti”, Sarandë, është përplasur me një automjet, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin R. P., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 19.03.2025, ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e një shtetasi, në lagjen “Kushtrim”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 23.03.2025, ka kallëzuar shtetasja A. E., se gjatë një debati me fjalë për motive pronësie, është goditur me pëllëmbë nga shtetasi D. K., 51 vjeç, banues në fshatin Qeparo.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 23.03.2025, ka kallëzuar shtetasi R. T., se vëllai i tij, shtetasi Rr. T., 55 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, ka kanosur me fjalë nënën e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.