Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin O. H., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të vjedhë sendet personale të dy shtetasve të huaj, në lagjen “Gjashtë”, Sarandë.

Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. Gj., 43 vjeç, banues në Himarë, pasi është konstatuar në vendin e quajtur “Plazhi i Shpellave”, duke ndërtuar një strukturë me material druri, pa leje.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin F. H., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin V. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.