Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin M. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin A. Sh., 25 vjeç, banues në Lukovë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja E. K., se 25-vjeçari i ka zaptuar oborrin e banesës së saj, në fshatin Lukovë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasit:
•I. I., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, se 38-vjeçari, për motive të dobëta, e ka kanosur me fjalë;
•D. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin A. C., 60 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se më datë 20.02.2025 ka vjedhur disa sende në oborrin e banesës së shtetasit F. H, në Delvinë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.