Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit G. L., 58 vjeç, dhe A. D., 58 vjeç, pasi dyshohen se, për motive të dobëta, kanë goditur me pëllëmbë një të mitur 16-vjeçar. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tyre në fshatin Çukë, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu pa leje.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestuan shtetasin G. K., 32 vjeç, banues në Vlorë, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. H., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi shtetasi A. H., duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. K., i cili ka rezultuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet paraprakisht se, si pasojë e një defekti në kutinë shpërndarëse elektrike, ka rënë zjarr në një subjekt tregtar (zyrë për dhënien e makinave me qera) në pronësi të shtetasit I. H., 40 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.