Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. R., 57 vjeç, pasi në fshatin Vranisht, gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin B. R., e ka kanosur këtë të fundit duke gjuajtur në ajër me armë gjahu. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
•Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Sarandë arrestuan shtetasin J. B., 59 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
•Në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi F. Sh., banues në fshatin Babicë e Madhe, dhe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllain e tij, shtetasin V. Sh., 57 vjeç, pasi është larguar nga banesa në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.
•Ditën e sotme, në fshatin Roms, Selenicë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, pranë banesës së tij, shtetasin V. A., 86 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.